Barcelona do përmbysjen ndaj Atleticos në ‘Metropolitano’, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet supersfida mes Atlético Madridit dhe Barcelonës në çerekfinalen e kthimit të Champions League, me të dy trajnerët që përballen me mungesa dhe dilema të rëndësishme në përzgjedhjen e formacionit.

Barcelona: mungesë e rëndë në mbrojtje

Trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion të riun Pau Cubarsí, i pezulluar pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Ronald Araújo në qendër të mbrojtjes.

Në portë do të jetë Joan García, ndërsa në repartin defensiv pritet rikthimi i Jules Koundé dhe João Cancelo.

Mesfusha do të udhëhiqet nga Frenkie de Jong dhe Pedri, me këtë të fundit që është rikuperuar plotësisht.

Në sulm, vendi i sigurt i takon Lamine Yamal, ndërsa dilema mbetet mes Marcus Rashford, Ferran Torres dhe Dani Olmo për të kompletuar repartin ofensiv. Torres vjen në formë të mirë pas dopietës në fundjavë.

Mungesa te Barcelona:

Të pezulluar: Cubarsí

Të dëmtuar: Raphinha, Andreas Christensen

Atletico Madrid: rikthime dhe dyshime

Nga ana tjetër, Diego Simeone pret lajme pozitive nga portieri Jan Oblak, i cili është rikthyer në stërvitje, por mbetet për t’u parë nëse do të startojë apo do të vazhdojë Juan Musso.

Mungesa e Marc Pubill (i pezulluar) dhe dyshimet për David Hancko mund të detyrojnë Simeonen të aktivizojë ish-lojtarin e Barcelonës Clément Lenglet në qendër të mbrojtjes.

Në sulm, gjithçka pritet të rrotullohet rreth dyshes Antoine Griezmann dhe Julián Álvarez.

Formacionet e mundshme

Atlético Madrid (4-4-2):

Musso; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Giuliano Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Álvarez

Barcelona (4-2-3-1):

J. García; Koundé, Araújo, Martin, Cancelo; De Jong, Pedri; Yamal, Fermin López, Rashford; Torres

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” dhe nis në orën 21:00.

Barcelona kërkon një përmbysje të madhe pas humbjes 0-2 në takimin e parë, ndërsa Atlético Madridi synon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale.