Pas 100 lopëve për Melonin/ Gjenerali i Ugandës trondit sërish, kërkesë për Turqinë: 1 miliard $ dhe 'gruan më të bukur'
Shefi i Forcave të Mbrojtjes të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba, ka shkaktuar reagime të forta pas një serie deklaratash të pazakonta dhe kërcënuese ndaj Turqisë.
Kainerugaba, i cili është edhe djali i Presidentit Yoweri Museveni, kërkoi publikisht që Turqia t’i paguajë Ugandës 1 miliard dollarë si “dividend sigurie”, duke pretenduar se vendi i tij nuk është kompensuar për kontributin e madh në përpjekjet rajonale të sigurisë, veçanërisht në Somali.
Ai paralajmëroi se, nëse kërkesa nuk plotësohet, Uganda mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë dhe të mbyllë ambasadën turke në Kampala brenda 30 ditësh.
Në një koment që ka nxitur polemika të mëdha, Kainerugaba kërkoi gjithashtu që Turqia t’i “dorëzojë gruan më të bukur në vend”, duke deklaruar se do të martohej me të.
Deklaratat u bënë në një seri postimesh në platformën X, ku ai akuzoi Turqinë se po përfiton ekonomikisht nga projektet infrastrukturore në Mogadishu, ndërkohë që Uganda mban barrën kryesore të sigurisë në vend.
This guy, Muhoozi Kainerubaga is the chief of the Ugandan 🇺🇬 Army, son of the dictator Museveni an possible future leader of the country
— Clément Molin (@clement_molin) April 11, 2026
Here, he is threatening Turkiye 🇹🇷, asking for 1 billion $ and the most beautiful turkish woman as a wife or he stops diplomatic relations. pic.twitter.com/xPORjQTVHm
Uganda ka qenë e përfshirë për gati dy dekada në misionet e African Union në Somali, kryesisht në luftën kundër grupit militant Al-Shabaab.
Në postimet e tij, Kainerugaba e cilësoi situatën si serioze dhe paralajmëroi për ndërprerje të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike, duke shtuar se ugandasit duhet të shmangin udhëtimet drejt Turqisë për arsye sigurie.
Ai gjithashtu shprehu mbështetje për Israelin, duke deklaruar se është i gatshëm të dërgojë 100,000 ushtarë ugandanë për të “mbrojtur Tokën e Shenjtë”.
Kjo nuk është hera e parë që Kainerugaba bën deklarata të pazakonta. Në vitin 2022, ai kishte ofruar 100 lopë Ankole në këmbim të dorës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.