Lirimi nga burgu/ Gjykata e Lartë shqyrton më 23 prill kërkesën e kreut të PL, Ilir Meta

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 23 prill kërkesën e Presidentit të PL, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu.

Meta i është drejtuar disa herë me të njëjtën kërkesë gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, por këto të fundit e kanë rrëzuar atë.

Sipas mbrojtjes së tij, rrethanat kanë ndryshuar, pasi dosja ndaj ish-presidentit tashmë ka kaluar për gjykim, çka sipas avokatëve përbën një element të ri për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Kërkesa e Metës do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Gentian Shala.