Austriakët s’kishin besim, erdhën vetë në Tiranë/ Goditja e call centerave që alarmuan të huajt, ia hedhin ‘kokat’
Zbulohen detaje nga operacioni kundër call-centerave mashtrues, të zhvilluar të hënën në 3 pika të ndryshme në Tiranë, 2 nga të cilat me bazë pranë Kopshtit Zoologjik dhe një në “Rrugën e Kavajës”.
Burime konfirmojnë se në operacion janë përfshirë drejtëpërdrejtë oficerët e policisë austriake të angazhuar edhe vetë fizikisht teksa nga ky vend nisi edhe hetimi prej dy vitesh ku gjurmuan IP-të e vendndodhjeve të këtyre pikave nga ku ushtrohej aktiviteti.
Nga Prokuroria e Tiranës janë lëshuar 7 masa sigurie arrest në burg, 4 nga të cilat janë ekzekutuar, dhe dy ndalim të daljes jashtë shtetit, si dhe janë pyetur me dhjetra punonjës që janë gjetur në ambientet e punës.
Me masa sigurie arrest në burg:
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitah
Me masë ndalim të daljes jashtë vendit:
Aida Vokli
Ledjon Cenaj
Mgjithatë, burime brenda hetimit bëjnë me dije se ende nuk janë identifikuar “kokat” e këtij aktiviteti kriminal që kishte alarmuar agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian. Personat e ndjekur penalisht janë kryesisht menaxher, proker, shefa salle.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash nëpër zarfe dhe dyshohet se do të ishte bonusi për operatorët për muajin mars lidhur me punën e kryer prej tyre
Gjithashtu janë sekuestruar kompjutera dhe pasije të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme. Hetimi ka nisur rreth 2 vite më parë me materialet janë referuar nga Austria kryesisht dhe Gjermania e ku janë mashtruar mijëra qytetarë europian kryesisht nga Austria në vlerë miliona euro.
Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, që janë arrestuar sipas të njëjtave burime, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha./ Fatjon Gjinaj/