Krimi i rëndë në SHBA/ 16-vjeçari p*rdhunoi dhe mbyti vajzën e njerkës, fshehu trupin e adoleshentes

Një 16-vjeçar, i cili përdhunoi dhe vrau vajzën e njerkës së tij përballet me burgim të përjetshëm.

Timothy Hudson, 16 vjeç, do të gjykohet si i rritur për krimin e kryer në nëntor 2025, ndërsa ata po udhëtonin në anijen turistike Carnival Horizon.

Adoleshenti sulmoi seksualisht dhe vrau me dashje Anna Kepner. Pas krimit, ai fshehu trupin e 18-vjeçares nën shtrat.

Fillimisht ai do të gjykohej si i mitur për krimin, por tani do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje dhe sulm seksual.

Trupi i Anna Kepner u gjet mëngjesin e 7 nëntorit, i mbështjellë me një batanije, i mbuluar me jelekë shpëtimi dhe i shtyrë nën një shtrat nga një grua që po pastronte kabinën.