Aksioni ndaj 3 call-centerave në Tiranë/ Mashtrimet e qytetarëve evropianë kapin vlerën e 50 mln eurove
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë.
Burime për medait bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë që janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje.
Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj.
Në total policia ka goditur 3 call centera, por gjatë operacionit janë zbuluar dhe disa baza të tjera call centerash që po hetohen.
Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dy prej të arrestuarve shumat e parave i konvertonin në cryptomonedha.
Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.
Arrest në burg:
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj
Ndalim dalje jashtë vendi:
Aida Vokli
Ledjon Cenaj