Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i një diete të pasur me ushqime bimore cilësore, si drithërat integrale, frutat dhe perimet, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për dëmtime njohëse dhe demencë, edhe kur kjo mënyrë ushqyerjeje fillon në të 50-at apo 60-at.
Sipas autores kryesore, studiueses Unhee Lim nga Universiteti i Havait, “nuk është kurrë vonë për të filluar të ushqehesh shëndetshëm për të ulur rrezikun e Sëmundja e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.”
Çfarë tregoi studimi?
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Neurology, përfshiu rreth 93 mijë persona me moshë mesatare 59 vjeç. Rezultatet treguan se:
-Personat që përmirësuan dietën gjatë 10 viteve ulën rrezikun për demencë me 11%
-Ata që konsumonin më shumë ushqime bimore jo të shëndetshme (sheqerna të shtuar, drithëra të rafinuara) kishin 25% rrezik më të lartë për demencë
-Konsumi i ushqimeve bimore të shëndetshme uli rrezikun me rreth 7%
-Dieta bimore: jo të gjitha zgjedhjet janë të mira
Jo çdo dietë “bimore” është automatikisht e shëndetshme. Studiuesit bëjnë dallimin mes:
Ushqimeve bimore të shëndetshme:
-Drithëra integrale
-Fruta dhe perime
-Bishtajore dhe arra
-Vajra bimore
-Çaj dhe kafe
-Ushqimeve bimore jo të shëndetshme:
-Drithëra të rafinuara (p.sh. buka e bardhë, makaronat e zakonshme)
-Lëngje frutash me sheqer
-Ushqime të skuqura si patatet
-Produkte ultraprocesuara
-Këto të fundit mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të dëmtojnë shëndetin e trurit.
-Përfitime më të gjera për shëndetin
Përveç ndikimit në tru, një dietë e shëndetshme bimore lidhet edhe me:
-Ulje deri në 68% të rrezikut për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare
-Reduktim të tensionit të lartë dhe kolesterolit
-Kontroll më të mirë të peshës trupore
-Jetëgjatësi më të madhe
Sipas ekspertëve, ky lloj ushqimi ndihmon jo vetëm shëndetin individual, por edhe mjedisin, duke reduktuar ndotjen dhe emetimet e gazrave serrë.
Mesazhi kryesor
Studiuesit theksojnë se çelësi nuk është vetëm të ndjekësh një dietë bimore, por të zgjedhësh cilësinë e duhur të ushqimeve.
“Nuk mjafton të hash ushqime bimore, duhet të sigurohesh që ato janë të shëndetshme,” theksojnë autorët.