Bastisja e 3 Call Centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln euro cash, 7 në 'arrest me burg'

Detaje të reja lidhur me operacionin e bastisjes së 3 qendrave të Call Centerave në Tiranë. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se janë sekuestruar rreth 1 milon euro cash.

Deri tani mësohet se për 7 persona janë firmosur në arrest në burg, ndërsa 2 janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrim me paraqitje.

Ambjetet ku janë zbuluar bëhet fjalë për 2 qendra call cetera tek 'Kopshti Zoologjik' dhe një tek 'Rruga e Kavajës'.

Syri TV sjell dhe video nga operacioni i bastisjes së një qendre call centeri që ishte vendosur në kullën luksoze tek 'Rruga e Kavajës' 

Hetimi ka nisur rreth 2 vite më parë ku materialet janë referuar nga  Austria dhe Gjermania.

Për dy vite policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë hetuar dhe zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatorëve.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe kompjutera e pajisje të tjera që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm.

Pak kohë më parë, një tjetër operacion i madh kundër Call Center-ave u zhvillua në kryeqytet, ku u zbulua se aktiviteti i mashtrimit të qytetarëve europianë kryhej edhe në ambientet e 2 kullave luksoze në Tiranë.