Syri TV/ Berisha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Rama bllokoi integrimin, të gjithë në protestë më 17 prill

Aksioni opozitar dhe protesta e 17 prillit ishte fokusi i takimit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me kolegjin e kryetareve. Gjatë fjalës së tij lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij. Sipas kryedemokratit, mbrojtja që kreu i qeverisë i ka bërë edhe dosjes Balluku ka bllokuar edhe raportin IBAR, pa të cilin nuk mund të ketë mbylljet të kapitujve të negociatave për tu integruar në Bashkimin Europian.  Duke u ndalur tek rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës si pasojë e pastrimit të parave Berisha kërkoi angazhim nga strukturat e Partisë Demokratike dhe reagim qytetar.

Video SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi këtë të hënë në seli kolegjin e kryetarëve,  me në fokus aksionin opozitar dhe proetstëhn e 17 prillit. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha u  ndal tek mbrojtja që qeveria i bën korrupsionit përmes  atyre që i cilëson mandate krimi në Kuvend, duke sjellë si pasojë bllokimin e raportit të IBAR për Shqipërinë, që është kyç për mbylljen e kapitujve të negociatave.

Berisha  tha se Rama ka bërë përpjekje e lobime për votimin e raportit, por numri i vendeve që refuzon ta votojë atë sa vjen e shtohet. Një tjetër pengesë për integrimin,  sipas kryedemokratit, është edhe projekti anti kombëtar Rama - Vuçiç

Nuk la pa komentuar edhe aferën korruptive  4 mld euro me portin e Durrësit, të cilën e cilësoi si grabitjen më të madhe  në histori

Berisha u ndal edhe te rritja e çmimeve dhe kostos së jetesë, ku denoncoi se rritja ekonomike vidhet nga qeveria dhe klientët e pushtetit

Krydemokrati denoncoi propagandën e medieve të qeverisë, që sipas tij janë vënë në shërbim të regjimit

Përballë  kësaj situate Berisha thotë se e vetmja zgjidhje janë protestat, ndaj u kërkoi demokratëve mobilizim për 17 prillin.

Po kështu lideri demokrat apeloi strukturave për organizim total në çdo hapësirë të vendit,  duke theksuar si prioritet, anëtarësimet e reja në PD.