Luis Enrique paralajmëron PSG-në: Në Anfield na pret një ndeshje e rrezikshme
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka theksuar vështirësinë e sfidës së kthimit ndaj Liverpoolit në çerekfinalet e UEFA Champions League, duke e cilësuar ndeshjen si shumë të rrezikshme dhe vendimtare për kualifikimin.
“Është një ndeshje e rrezikshme; futbolli ndryshon shumë shpejt dhe duhet të jemi maksimalisht të përqendruar, sepse mund të pësojmë gol në çdo moment”, u shpreh Luis Enrique në konferencën për shtyp para duelit në “Anfield”.
Tekniku spanjoll theksoi rëndësinë e nisjes së mirë të takimit, por nënvizoi se kjo nuk do të jetë faktori vendimtar: “Është e rëndësishme të fillojmë mirë, por nuk do të jetë çelësi i suksesit”.
PSG udhëton drejt Anglisë me avantazhin e fitores 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris, por trajneri mbetet i kujdesshëm përballë atmosferës së veçantë të stadiumit të Liverpoolit.
“E dimë sa e vështirë është të luash në këtë stadium, por kjo na motivon. Rezultati është ende i hapur dhe nuk reflekton plotësisht atë që ndodhi në ndeshjen e parë”, shtoi ai.
Luis Enrique theksoi gjithashtu përvojën e skuadrës së tij në ndeshje të mëdha: “Do të ketë momente të vështira, por ne kemi përvojë në këto situata dhe jam i bindur se do të jemi gati”.