FOTO/ Bastisen 3 Call-centera në Tiranë! 8 masa sigurie, sekuestrohen shuma të mëdha para cash

Një operacion kundër Call Cetrave po zhvillohet në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se janë zbuluar 3 ambjete ku janë sekuestruar para cash me shifra të konsiderueshme, kompjutera dhe pasije të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme.

Ambjetet ku janë zbuluar bëhet fjalë për 2 qendra call cetera tek 'Kopshti Zoologjik' dhe një tek 'Rruga e Kavajës'.

Hetimi ka nisur rreth 2 vite më parë ku materialet janë referuar nga  Austria dhe Gjermania.

Për dy vite policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë hetuar dhe zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatorëve. Mësohet se në bashkëpunim me prokurorinë janë lëshuar 8 masa sigurie, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.