VIDEO/ Trump jep bakshish, sa mori shpërndarësja e ushqimit
Donald Trump shfrytëzoi një moment në Shtëpinë e Bardhë për të promovuar politikën e tij për mos-taksimin e bakshisheve.
Në një video që po qarkullon online, ai shihet duke pritur një shpërndarëse ushqimi dhe duke theksuar se kjo masë fiskale ‘është shumë e rëndësishme për njerëz si ju’.
Trump iu drejtua punonjëses duke thënë se do të dëshironte të zhvillonin një konferencë të vogël për shtyp së bashku, teksa shtoi ‘A nuk janë këta njerëz më të sjellshmit?’
Ai i tha gjithashtu se ishte ‘një nder i madh’ ta njihte dhe shtoi ‘Mendoj se ju më keni votuar.’ Punonjësja u përgjigj se ‘ndoshta’ kishte votuar për kandidatin republikan.
Gjatë bisedës, Trump i dha asaj edhe një bakshish, ku sipas raportimeve ndërkombëtare përfshihej të paktën një kartëmonedhë prej 100 dollarësh.
Ai lidhi rritjen e bakshisheve me projektligjin e tij, të njohur si One Big Beautiful Bill Act, që parashikon lehtësime tatimore në këtë sektor.
President Trump shares a sweet moment with 'DoorDash Grandma' when she's asked if the White House are a good tippers.
President Trump pulls her tip straight out of his pocket — and Sharon Simmons grins and says, "Yes, very!" pic.twitter.com/auY0GExu19