Zgjedhjet në Hungari, Meta: Urime fituesit!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur fitoren e opozitës hungareze në zgjedhjet e zhvilluara të dielën e 12 prillit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta, teksa ka uruar Peter Magyar për shumicën e fituar, shkruan se: ‘hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë’.
Po ashtu Meta, ka shprehur mirënjohjen për kryeministrin Viktor Orban: 'për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë'.
Sipas Metës, falë Orban, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike.
Statusi
Urime fituesit të zgjedhjeve, Z. Peter Magyar!
Mirënjohje Kryeministrit, Z. Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.
Falë Tij, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike