Dominim total i Anglisë, skenari me deri 11 skuadra në kupat europiane sezonin e ardhshëm
Futbolli anglez po konfirmon edhe një herë supremacinë në arenën ndërkombëtare, me një skenar që mund të çojë deri në 11 skuadra nga Anglia në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Edhe pse një mundësi e vështirë për t’u realizuar plotësisht, ajo mbetet matematikisht e mundur falë rezultateve të shkëlqyera të klubeve angleze këtë edicion.
Fillimisht, është siguruar që të paktën pesë ekipe nga Premier League do të marrin pjesë në UEFA Champions League për sezonin 2026/27. Por ky numër mund të rritet edhe më shumë në varësi të rezultateve në Europë.
Një nga skenarët përfshin Liverpoolin, i cili mund të sigurojë një vend në Champions nëse e fiton turneun, edhe në rast se nuk renditet mes pesë të parëve në kampionat. Një tjetër mundësi lidhet me Aston Villa-n ose Nottingham Forest, që mund të hyjnë në Champions si fitues të UEFA Europa League-s, nëse nuk përfundojnë në zonën e parë të renditjes.
Në UEFA Europa League mund të shtohet edhe një skuadër më shumë përveç dy vendeve të garantuara, ndërsa një tjetër kandidat është Crystal Palace, që mund të sigurojë pjesëmarrjen duke fituar UEFA Conference League. Kjo do të ishte një arritje e madhe për londinezët, të cilët aktualisht renditen në vendin e 13-të në kampionat dhe kanë pak shanse për t’u kualifikuar përmes renditjes.
Ndërkohë, Conference League mbetet kompeticioni i vetëm ku Anglia është e sigurt se do të ketë vetëm një përfaqësues.
Me ekipe si Arsenal, Manchester City dhe Manchester United në krye të renditjes aktuale, Premier League vazhdon të tregojë forcën dhe thellësinë e saj, duke e bërë këtë skenar, sado të vështirë, ende të mundshëm.