Tavani i lagur i shpëtoi jetë fqinjës

Një e moshuar që jetonte e vetme në Korçë ka shpëtuar mrekullisht falë ankesës së fqinjit të saj se i pikonte tavani.

Kur fqinjët tentuan të kontaktojnë me të, kuptuan se diçka nuk shkonte dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Forcat zjarrfikëse arritën të hapin derën dhe e gjetën të moshuarën të shtrirë në dush, e paaftë të lëvizte për shkak të sëmundjeve të kockave dhe sklerozës.

Sipas fqinjëve, ajo kishte dy ditë pa dhënë shenjë jete.

E moshuara ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.