Trump refuzon t'i kërkojë falje Papës! Në postimin e fshirë, ai ishte 'mjek' jo Krishti
Postimi i Presidentit Donald Trump i një imazhi të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku ai shfaq veten në mënyrë të ngjashme me Jezu Krishtin, teksa shëron të sëmurët ka ngjallur shumë debate.
Fotoja u hoq ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk bëri asnjë koment. Vetë Presidenti Donald Trump deklaroi sot në një konferencë për median se nuk do t’i kërkojë falje Papa Leo-s, pas kritikave që i kishte bërë më herët sot udhëheqësit fetar, pasi Papa kishte dënuar deklaratat e tij për Iranin.
Trump u shpreh se “nuk ka asgjë për të kërkuar falje – dhe se ai Papa Leo e ka gabim”.
Ai tha se Papa është “shumë i dobët në çështjet e krimit dhe të tjera”, duke shtuar se thjesht po “reagon” ndaj kritikave që ka marrë nga ai.
Duke reaguar për imazhin i cili më pas u fshi, Trump tha se imazhi e paraqiste atë si një mjek që “i bën njerëzit më mirë”, dhe jo si një figure e ngjashme me Jezusin.
Presidenti gjithashtu akuzoi mediat se kanë “krijuar” këtë interpretim dhe narrativë rreth imazhit.