Slot beson te përmbysja: PSG nuk është i pamposhposhtshëm, kualifikimi i mundur

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka shprehur besim të madh në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain, pavarësisht disavantazhit 2-0 nga ndeshja e parë.

Në konferencën për shtyp, tekniku holandez theksoi se skuadra e tij ka potencialin për të realizuar një përmbysje të madhe. “Nesër mund të bëjmë diçka speciale, por duhet të jemi shumë, shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po luajmë kundër kampionëve të Europës, çka e bën detyrën më të vështirë, por jo të pamundur”, u shpreh ai.

Slot zbuloi edhe mesazhin që u ka dhënë lojtarëve në prag të sfidës vendimtare: “Së pari, u kujtova rezultatin: 2-0. Mund të dukej ndryshe loja, siç e dimë të gjithë, por rezultati përfundimtar ishte ky. Së dyti, u thashë se kemi treguar shumë herë që pikërisht në ndeshjet e mëdha jemi në gjendje të bëjmë paraqitje të mëdha”.

Trajneri i Liverpoolit u ndal edhe te statistikat pozitive në “Anfield”, duke dhënë një arsye më shumë për optimizëm: “Në 49 ndeshje në shtëpi nën drejtimin tim, në 36 raste kemi shënuar dy ose më shumë gola. Është e vërtetë që jo të gjitha kanë qenë kundër PSG-së, por edhe kundërshtarët në Premier League dhe në Champions kanë qenë shumë të fortë”.

Me këtë qasje, Liverpooli shpreson të përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë një vend në finale, në një përballje që premton emocione të mëdha.