‘SHBA-Iran u përpoqën të vinin vijat e kuqe’, Andoni: Negociatat, në lojë fuqitë rajonale Turqi - Egjipt!
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë arritur një pikë kritike pas dështimit të bisedimeve, duke shkaktuar një valë pasigurie në tregjet globale dhe duke e çuar çmimin e naftës Brent mbi pragun e 100 dollarëve për fuçi.
Çmimet u rritën ndjeshëm pas dështimit të raundit të fundit të bisedimeve dhe retorikës së ashpër, ndërsa ranë përkohësisht kur u shfaq një dritare shprese për diplomaci.
I ftuar në edicionin e pasditen në një intervistë për Syri Tv, analisti Ben Andoni tha se situata ka ndikuar drejtpërdrejt në fluksin tregtar, ku raportohet se vetëm tetë anije kanë kaluar përmes Hormuzit në 24 orët e fundit, një shifër tejet e ulët që tregon shkallën e ngërçit.
Sipas Andonit, dështimi i bisedimeve fillestare erdhi pasi të dyja palët po përpiqeshin të vendosnin "vijat e tyre të kuqe", me SHBA që kërkonte një lloj dorëzimi të Iranit, ndërsa ky i fundit, i përgatitur prej vitesh për një situatë të tillë, nuk ka pësuar një "goditje fatale" nga sanksionet për t'u tërhequr.
Analisti thekson se ndërsa një konfrontim i drejtpërdrejtë duket i vështirë nga pikëpamja praktike dhe me një kosto ekonomike marramendëse, vëmendja tani po kthehet drejt një faze të re negociatash.
Andoni beson se hapi i ardhshëm do të jetë në nivel teknik dhe jo politik, duke hapur rrugën për ndërmjetësimin e fuqive rajonale si Turqia dhe Egjipti, të cilët tashmë janë përfshirë në përpjekjet diplomatike.
Bllokimi i plotë i Hormuzit do të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për ekonominë amerikane, por edhe për atë të Evropës dhe Azisë.
Bota përballet me një periudhë negociatash të vështira, theksoi ndër të tjera Andoni, por jo domosdoshmërisht me panik për një luftë të afërt.
Ishim vetëm orët e para të negociatave dhe dy palët, ju e dini takimet e para janë bërë të ndara. Problemi më i madh ka qenë që të dyja palët të vendoseshin dhe të tregonin vijat e kuqe. Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të bënin atë aksion aq të madh ushtarak, kërkonin që edhe në këto negociata të kishte një lloj dorëzimi të Iranit, por duket hapur që Irani nuk është se ka marrë atë goditjen fatale siç mendohet, për arsyen e vetme që ata kanë vite që përgatiten për këtë lloj situate dhe ndryshe nga shtetet si perëndimi, ku kuptohet që çdo luhatje e vogël bëhet në çdo lloj fushe, në Iran për shkak të mungesës së madhe të transparencës, të shifrave ekonomike, të qasjes së vendit, ju e dini që vendi është nën sanksione, ti nuk arrin të kuptosh realisht goditjen që ata kanë pasur, por dukshëm ne e kuptojmë tani, sepse në momentin kur zinxhiri i tyre drejtues ushtarak është goditur, kjo të mjafton të kuptosh të paktën që morali në ushtri dhe në forcat e sigurisë nuk është aq i madh. Por gjithsesi është prapë funksional. Dhe po të kthehemi në shqetësimin më të madh që është shqetësimi i negociatave. Unë besoj që tashmë do fillojnë të ulen palët në aspektin teknik.
Kuptohet që Irani tashmë do mbahet në dy pozicione. Ju e dini, atë të vjetrin, për pasurimin e uraniumit, dhe të paktën nga informacionet që ne kemi, që nga qershori i kaluar që kapacitetet e tyre u goditën kur ata po kalonin nga një cak i pasurimit deri në cakun kur ata ishin gati për prodhimin, dhe tjetra është ai problemi shumë i madh i Hormuzit që ata e kanë kuptuar shumë mirë mbas analizave të kujdesshme ekonomike dhe shumë të thella që Hormuzi nuk lëvizet edhe për shkak të asaj që bota mendonte të paktën që zinxhirët e furnizimit do të ishin të paktën diçka më demokratike. Po lufta e Rusisë me Ukrainën na kuptoi që ato nuk mund të ishin më, ashtu siç nuk është dhe Hormuzi. Dhe në këtë sens, këto dy pika nga Irani, dhe nga ana tjetër pika shumë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkon të themi kapital shumë të plotë në të ardhmen edhe ndaj shumë gjërave të Iranit, besoj se përbëjnë atë pjesën kur të dyja vendet do të fillojnë të negociojnë. Dhe në momentin që do të futet elementi teknik, dhe dini për shembull sot në orët e fundit, është raportuar që përveç Pakistanit, janë futur në lojë zyrtarë të Egjiptit dhe zyrtarë të Turqisë.
Ju e dini që Turqia ka fuqi të jashtëzakonshme në rajon. Ashtu si Egjipti ka fuqi të madhe për shkak të pozicionit të saj. Unë besoj që brenda harkut të dy javëve, që është harku ku janë pushimet e të dyja vendeve të cilat e kanë bërë të qartë, do ketë mundësi për shtyrje dhe për negociata të vështira, por jo për panik të madh. Kuptohet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të fuqisë, por ju e thatë me të drejtë aty që kostoja është jashtëzakonisht e madhe që ti ta bllokosh Hormuzin, sepse atje lëviz jo vetëm ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por lëviz ekonomia e vendeve të Azisë, lëviz ajo e vendeve evropiane. Unë besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe nga ajo të themi retorikë që kanë përdorur ndaj NATO-s në ditët e fundit, nuk do jenë kaq të predispozuara ta mbajnë ngushtësisht, sepse s'mund të mbajnë një luftë e cila tashmë është më shumë luftë morale sesa luftë të themi ekonomike, prestigji, por mbi të gjitha lufëtrat ju e dini që po s'patën një sens, me disa ata i quajnë ekspedicione, po po nuk pati një mbështetje është e pamundur. Dhe mbi të gjitha, ju e dini që çdo luftë, meqë tani u afruam me kohën e lufëtrave hibride, duhet që ushtari të vendoset.
Hormuzi është bllokuar dhe një herë tjetër, dhe madje iranianët kanë përdorur shumë mina detare. Dhe ka qenë marina e mbretëreshës, madhërisë së saj që për shkak të ekspertizës, ju e dini që marina britanike jo thjesht për shkak të traditës por dhe për shkak të përvojës, për shkak të perfeksionit, arritën që ta lironin. Dhe unë besoj kjo do të jetë dhe ndihma në të ardhmen e Britanisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kam një shpresë që Irani mos shkon drejt afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy arsye të mëdha. E para është konjekturale. I duhet të paktën që të mbajë status quo-në e vet, sepse nga ana e religjionit, kini parasysh që është një vend shumë i veçantë aty, sepse janë shiia, ndërsa është i rrethuar me sunitë. Dhe e dyta është që tradita e bashkëpunimit amerikano-iranian është shumë e thellë. Kuptohet mbas vitit '79 ndodhën ato që ndodhën, por Irani e ka imituar gjithë kohës Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Domethënë ka një lloj frymëzimi të brendshëm që të funksionojnë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kuptohet, kultura e kulturës së shoqërisë iraniane është krejt tjetër nga kultura e shoqërisë amerikane. Por gjithsesi kjo pjesa e ngërçit shumë të madh po afron drejt një lloj logjike mbylljeje. Kuptohet jo aq të shpejtë sa e mendojnë njerëzit, dhe bursa është indikatori më i sigurt për këtë.