SYRI TV/ Lushnjë, fshati Jazxhias pa investime, mungesë uji dhe energjie elektrike

Fshati Jazxhias në Lushnjë prej më shumë se 35 vitesh është lënë në harresë nga pushteti vendor. Banorët ankohen për mungesë të infrastrukturës në rrugë, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, por nga Bashkia e Lushnjës nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve në këtë fshat.

Syri TV

Jazxhiasi është ndër fshatrat në bashkinë Lushnjë që i mungon infrastruktura për një jetë normale të banorëve. Prej më shumë se 35 vitesh rruga në të dyja lagjet e këtij fshati nuk ka parë investime. Amortizimi i saj, sidomos në ditë me reshje bën që i gjithë fshati të izolohet, duke pamundësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Në këtë fshat natyra është treguar shumë bujare ku përveç të tjerave ka me shumicë ujëra nëntokësore, por banorët e Jazxhiasit kanë investuar privatisht dhe çdo familje ka hapur pusin e vet për të plotësuar nevojat e tyre. Veç këtyre dy nevojave jetike, rrugës dhe ujit, problem banorët kanë edhe infrastrukturën e amortizuar të energjisë elektrike.

Megjithëse u premtohet pa fund nga autoritetet vendore, nga bashkia e Lushnjës asnjë herë nuk është ndërhyrë për t'u krijuar kushtet minimale

Ky fshat ndodhet vetëm 13 km nga Lushnja, 7 km nga Peqini dhe 15 km larg nga Belshi, por prej shumë vitesh është lënë në harresë nga institucionet vendore.