Arne Slot: Liverpuli ishte me fat që pësoi vetëm dy gola në Paris
PSG e përfundoi sezonin e kaluar duke luajtur sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, duke përfshirë “play-off”-in e Ligës së Kampionëve dhe mezi kishte një muaj pushim, përfshirë parasezonin, midis finales së Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës.
Një nivel i tillë kërkese, i ka detyruar parizienët që një pjesë të madhe të sezonit të ruajnë freskinë fizike.
Por, sapo pranvera erdhi ata kanë filluar të fluturojnë marshin e gjashtë.
“Ne bëmë vetëm pesë ose gjashtë seanca stërvitore para ndeshjes dhe mund të thuash se nuk kishim ritëm”, tha Luis Enrike atë natë në gusht pas fitores së penalltive kundër Totenham.
“Për të qenë i sinqertë, ata janë në formë dhe ne jo. Ata meritonin të fitonin titullin,” pranoi ai pa asnjë kompleks.
“Sa më shumë pushim t’u jap lojtarëve të mi, fizikisht dhe mendërisht, aq më mirë do të jemi vazhdoi trajneri”.
Por që nga humbja kundër Monakos në fillim të marsit, PSG ka arritur të realizojë pesë fitore radhazi për herë të tretë këtë sezon dhe për herë të parë që nga fillimi i janarit.
E fundit, kundër Liverpulit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Unë do ta luaja përsëri njësoj, por me një rezultat tjetër”, paralajmëroi Luis Enrike paraprakisht.
Dhe pavarësisht se i la të kuqtë gjallë për ndeshjen e kthimit në “Anfield”, PSG tregoi një epërsi me të cilën vendosi edhe një herë frikë në Kontinentin e Vjetër.
“Unë mendoj se ne ishim me fat që pësuam vetëm dy gola”, tha trajneri i Liverpulit, Arne Slot.