Pas Ramës edhe Lame hap konkurse për punësime tek Aluizni

Drejtori i Përgjithshëm i Aluizni-t Artan Lame ka shpallur të hapur garën për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij institucioni. Kjo është një përgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e punonjësve të zyrave shtetërore në vend.

Është i kënaqur me punën që ka kryer stafi i tij duke e quajtur histori suksesi procesin e legalizimit në të gjithë vendin.

Por kreu i ALUIZNI-t ka reflektuar edhe ndaj kërkesës së kryeministrit për ristrukturimin e zyrave që ai vetë drejton. Prandaj Artan Lame del përpara mediave për të deklaruar garën e hapur.

Lame e di që ka dhe nga ata që kanë baltosur procesin e legalizimit.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Aluizni-t, tashmë ka përfunduar 88 për qind e procesit të legalizimit, ndërkohë që matjet në terren kanë përfunduar në 95 për qind të rasteve. Por për Lamen përmbyllja tërësore e procesit të legalizimit kërkon ndryshime të tjera ligjore, kjo për t’i dhënë fund  të gjitha problemeve.