", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/13/auto_Zsolt-Hegedus-11776073554.jpg", "width": 900, "height": 524 } }

VIDEO/ Fitorja e Magyar në Hungari, kërcimi ‘i çmendur’ i ministrit të ardhshëm bëhet viral

Mijëra qytetarë hungarezë dolën në rrugë për të festuar humbjen e kryeministrit Viktor Orbán dhe fitoren e Peter Magyar në zgjedhjet e së dielës. Megjithatë, mes turmës, një person i vetëm arriti të spikaste dhe të bëhej viral në rrjetet sociale.

Protagonisti i videos, e cila ka kaluar tashmë mbi 2.1 milion shikime në Instagram, është Zsolt Hegedüs.

Sipas pamjeve të regjistruara nga gazetarja e RTL, Noémi Zalavári, Hegedüs “shkëlqeu” me performancën e tij në skenën ku Peter Magyar po festonte atë që u cilësua si një ndryshim historik pas 16 vitesh në Hungari.

“Zsolt Hegedüs, emri i të cilit po përmendet për postin e ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë, është i lumtur”, shkroi gazetarja në përshkrimin e videos.

Kërcimi i Hegedüs është përdorur gjithashtu nga Deutsche Welle për të ilustruar atmosferën e entuziazmit në rrugët e qyteteve hungareze pas fitores së Peter Magyar në zgjedhjet e së dielës.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Noémi Zalavári (@noemizalavari)