EMRI/ U gjet i vdekur në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, zbardhet identiteti i hajdutit në Fier
Personi që shihni në foton e mësipërme është personi që u gjet i pajetë në një banesë në Fier, pasi dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas informacioneve, ai është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç. Viktima është gjetur pa shenja jete në dritaren e banesës në lagjen ‘8 shkurti’ në Fier, nga fqinji i pronarit të objektit.
Ky i fundit, mësohet se ishte larguar në Greqi.
Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, Ilir Zarka, dyshohet se është futur me qëllim grabitjen e shtëpisë, por si pasojë ka mbetur i vdekur në dritare. Ende nuk ka detaje mbi rrethanat, ndërsa fqinji i pronarit ka deklaruar për media se hajduti nuk ka patur shenja jete dhe se ishte i maskuar me kapele e dorashka për të kryer grabitjen.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.