Sot në orën 14:00 mblidhet Kolegji i Kryetarëve dhe Koordinatorët e Qarqeve / Berisha: Ju ftoj ta ndiqni...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se në orën 14:00 do të zhvillohet takimi me kolegjin e kryetarëve.

Në një mesazh drejtuar mbështetësve, Berisha shkruan: Të dashur miq, në orën 14:00 zhvillojmë takimin me kolegjin e kryetarëve. Sipas dëshirës ju ftoj të ndiqni këtë takim.

Ai ka ftuar publikun që të ndjekë takimin për çështjet që pritet të diskutohen.