Fati tragjik i 3-vjeçarit/ SYRI publikon pamjet nga ballkoni i pallatit ku ra i mituri në Vlorë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë i mitur 3-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të pallatit në Vlorë.

SYRI ka siguruar pamjet e ballkonit nga i cili dyshohet se ka rënë fëmija.

LEXO EDHE: VIDEO/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeç bie nga ballkoni i katit të 4, ndërron jetë në spital

Mjekët bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës u paraqit shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia, duke ndërruar jetë në spital.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë  ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.