'Rrjeti gjigant i bunkerëve në Zvicër', Gazetari: Shteti strehon gjithë popullsinë në krizë lufte
Ndërsa njihet globalisht si një vend neutral dhe paqësor, Zvicra fsheh nën sipërfaqen e saj një realitet tjetër: një rrjet masiv prej 370,000 bunkerësh, të aftë për të strehuar të gjithë popullsinë e saj prej 9 milionë banorësh. Kjo nuk është një rastësi, por rezultat i një ligji të rreptë për mbrojtjen civile që garanton një vend të sigurt për çdo individ në rast lufte apo katastrofe.
I ftuar në një lidhje skype për Syrin e Botës me moderatore Dori Daka, gazetari Neafil Maliqi tregoi se ligji zviceran, i zbatuar veçanërisht pas viteve 1960, kërkonte që çdo ndërtesë e re të kishte bunkerin e saj, ose pronari të paguante për një vend në një strehim publik.
Si rezultat, nën shkolla, institucione dhe pallate banimi, shtrihet një botë e tërë nëntokësore e gatshme për çdo eventualitet.
Këto nuk janë thjesht bodrume, por struktura të fortifikuara me dyer hekuri dhe betoni që peshojnë disa ton.
Sipas Maliqit, në një botë me tensione në rritje, Zvicra nuk qëndron duarkryq. Përveç bunkerëve, vendi po modernizon ushtrinë, duke negociuar blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA, një tjetër dëshmi e qasjes së saj proaktive ndaj sigurisë kombëtare.
Bunkerët zviceranë ndahen në tre kategori: privatë, publikë dhe ushtarakë. Ndër më të famshmit është tuneli Sonnenberg në Lucern, një nga bunkerët civilë më të mëdhenj në botë, i projektuar për të strehuar 20,000 njerëz.
Deklarata e plotë:
“Në Zvicër ekziston një ligj i mbrojtjes civile që synon që çdo banor të ketë një vend në bunker në rast lufte apo katastrofe.
Në Zvicër ligji kërkonte dikur që në çdo ndërtesë e ndërtuar pas viteve, viteve 1960, të kishte bunker, ose pronarët që pagu, që një pronar duhet të paguante për një vend për një bunker publik.
Ashtu, edhe unë vetë këtu ku banoj, në Gjenevë, kur hyjmë poshtë në katin 90 se, 5 metra, 10, është aty një lloj bunkeri. Ne i themi podrum. Po këta e quajnë edhe bunker, edhe dera është gati ndoshta gjysmë metër e trashë me hekur, vizaton, mund me pasë aty dy-tre ton. Pra çdo person është i siguruar në Zvicër.
9 milionë banorë sa i ka Zvicra, është i siguruar për çdo eventualitet lufte apo katastrofë natyrale.
Nuk është vetëm Shqipëria një vend i bunkerëve, që shpesh kanë shkruar dhe kritikuar mediat botërore, që në njëfarë mënyre ishte e justifikueshme në atë botë për shkak se ky vend i vogël ishte i rrethuar nga armiq shekullorë, serbë, grekë dhe sllavë të tjerë.
Nëse i shohim zhvillimet e fundit në botë, luftrat në katër anët e globit, nëse ariun e kemi në komshi, prite edhe në shtëpi siç thotë një fjalë popullore, edhe Zvicra nuk është duke ndejur duarkryq përballë këtyre zhvillimeve.
Ajo është në negociata bile me SHBA të blejë disa aeroplanë luftarakë, fillimisht F-35, që deri tash Berna ka bërë një kontratë me, me Washingtonin për të blerë tetë aeroplanë të tillë.
Zvicra edhe pse njihet si një vend demokratik, tolerant, i paqes dhe i siguruar, pasi që nuk ka pasur luftra që 725 vite, sot njihet kampione e bunkerëve, e cila ka 370.000 bunkerë, që është në gjendje t'i strehojë 9 milionë banorët e saj në rast lufte.
Zvicra posedon tre lloj bunkerësh. Bunkerët privat, nëpër podrume, në shtëpi, të shtëpive, të banesave, siç e thashë tek unë këtu. Pastaj bunker publik të mëdhenj në qytete, dhe bunker ushtarak brenda maleve, në Alpe kryesisht.
Bunkerët më të njohur dhe më të mëdhenj njihet ai në Sonnenberg, tunel në Shafhauzen, në Lucern, që konsiderohet një nga bunkerët civilë më të mëdhenj në botë që mund të strehojë deri 20.000 njerëz.
Domethënë ashtu sa gjysma e Durrësit apo gjysma e Preshevës, njerëz që mund t'i futen aty në atë tunel i cili ka qenë autostradë, e cila ka qenë autostradë prej dy kilometra.
Bunkerët e tjerë njihen si Führungsanlage K20, është një bunker qeveritar në Alpe që mund të strehojë rreth 1.000 persona, i projektuar nga qeveria që të drejtojnë vendin gjatë luftës bërthamore, ku ka studio, komunikimi dhe sisteme të pavarura energjie".