Xhixha: Nuk do të vija te Tirana nëse nuk do besoja te mbijetesa

Sulmuesi bardheblu, Redon Xhixha, e cilësoi fitoren ndaj Egnatias si vendimtare për moralin e skuadrës në luftën për mbijetesë, duke theksuar se gjendja e tij fizike ende nuk është optimale pas disa dëmtimeve.

“Një fitore shumë e rëndësishme sepse na motivon për ndeshjet e mbetura… Po e marr veten, por më kanë penalizuar edhe dy dëmtime”, u shpreh Xhixha.

Duke folur për derbet e radhës ndaj Dinamo City-t dhe Partizanit, ai theksoi rëndësinë e çdo ndeshjeje në këtë fazë të sezonit:

“Derbi ka rëndësinë e vet… tani të gjitha ndeshjet janë finale, i marrim një nga një për pikët.”

Xhixha gjithashtu vlerësoi trajnerin Orges Shehi, duke e cilësuar një figurë të rëndësishme në futbollin shqiptar:

“Profesori, siç e dimë të gjithë, është emër i madh në Shqipëri. Na motivon çdo ditë në stërvitje dhe kur vjen ndeshja jemi gati 100%.”

Në fund, sulmuesi bardheblu u ndal edhe te vendimi i tij për t’iu bashkuar Tiranës në janar, duke theksuar bindjen për objektivin e mbijetesës:

“Nëse nuk do të isha i bindur që Tirana nuk do të mbijetonte, s’do të vija në janar.”