Pashka Ortodokse/ Blushi : E mira do të triumfojë gjithmonë

Në ditën e shënuar të Pashkës Ortodokse, përfaqësues të Partisë së Lirisë, përfshirë Tedi Blushin, ishin të pranishëm pranë Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë për të përcjellë urimet e tyre për besimtarët.

Në një prononcim për mediat, z. Blushi theksoi simbolikën e thellë të kësaj feste, duke e përshkruar atë jo vetëm si një ngjarje fetare, por si një moment ringjalljeje të shpresës për të gjithë. Ai u shpreh se Pashka përfaqëson triumfin e së mirës ndaj së keqes dhe të dritës mbi errësirën.

Tedi Blushi: Për vetë faktin se Pashka simbolizon ringjalljen e shpresës, triumfin e së mirës ndaj së keqes, së dritës ndaj errësirës dhe sado e keqja të duket e pamposhtur, është e sigurtë që e mira dhe drita do të triumfojë gjithmonë. Faleminderit. Pashkë të gëzuara për të gjithë. Gëzuar.