VIDEO/ U dhunua, këngëtari Frederik Ndoci bën publike pamjet e ndërhyrjes së policisë

Këngëtari Federik Ndoci ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, për sa i përket incidentit të ditës së diel, ku policia ka ndërhyrë në një lokal ku ai po këndonte dhe ka ndaluar muzikën.

Gjithashtu Ndoci  ka publikuar edhe video të cilat sipas tij tregojnë momentin kur policia ka ndalur muzikën.

“Lidhur me dhunën policore te ushtruar ndaj meje. E bukura se mbas urdhrit qe mban emrin e kryeministrit fshihen njerëz meskin dhe anarshistë, te cilëve u intereson mbushja me mllef negativ kundër magjiorances”, shkruan Ndoci.