SYRI TV/ Fshati Kryekuq pa rrugë dhe kanalizime, banorët: Investime të dyshimta nga Bashkia
Banorët e fshatit Kryekuq në njësinë administrative Remas të Divjakës po përballen prej kohësh me investime të dyshimta dhe të vonuara. Punimet e rrugëve zgjasin prej vitesh dhe janë e një cilësie shumë të dobët. Banorët thonë se gropat në rrugë vazhdojnë të shtohen dhe janë kthyer në rrezik, teksa dhe kanalizimet nuk janë më funksionale.
Syri TV
Investime të dyshimta nga ana e bashkisë Divjakë në infrastrukturë që zgjasin shume per tu përfunduar dhe me cilësi të dobët. Ky është realiteti i zymtë në fshatin Kryekuq të njësisë administrative Remas në bashkinë Divjakë.
Punimet në infrastrukturën e rrugëve të fshatit kanë vite që zgjasin pambarim, teksa banorët thonë se gropat e hapura janë shtuar dhe janë kthyer në rrezik, teksa inertet e hedhura i merr shiu me vete. Kanalizimet janë krejtësisht jo funksionale duke mos e plotësuar strukturën, teksa institucionet nuk kanë ndërhyrë prej vitesh.
Në të gjitha kantieret e hapura nga Bashkia e Divjakës, nuk ka asnjë tabelë që jep informacion për projektin, llojin apo afatin e mbarimit të punimeve, gjë e cila ka ngritur dyshimet se zyrtarët e Bashkisë përfitojnë nga këto tendera së bashku me firmat që bashkëpunojnë me ta.