Grabitet në Stamboll shtëpia e kapitenit të Fenerbahçes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kapitenin e Fenerbahce, Milan Skriniar, i cili ka rënë pre e një grabitjeje në banesën e tij luksoze në Stamboll.
Sipas raportimeve nga mediat turke, një hajdut ka hyrë me forcë në vilën e mbrojtësit në zonën elitare të Beykoz dhe ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin brenda.
Dyshohet se shuma e vjedhur arrin në rreth 40 mijë dollarë.
Futbollisti sllovak e ka konstatuar menjëherë ngjarjen dhe është paraqitur në polici për të bërë denoncimin. Pas ankesës së tij, autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një detaj interesant që ka dalë në dritë gjatë hetimeve është fakti se një kompani transporti kishte vizituar së fundmi shtëpinë e lojtarit, çka mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim jo vetëm te lojtari, por edhe në ambientin e klubit, ndërsa policia vijon punën për të zbuluar autorët e kësaj grabitjeje.