EMRI/ U vra nga 'dhëndri', viktima gjendet në një kodër, autori merr arratinë...

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vrion të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Artur Çangu, kufoma e të cilit është gjetur në një kodër të fshatit Kurrcaj. Ndërsa autor i dyshuar i krimit mësohet se është shtetasi Eduart Ahmataj.

Sipas burimeve, kufoma është gjetur i kthyer përmbys dhe me shenja plumbash në trup.

Foto/ Viktima: Artur Çangu

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.