VRASJE në Fushë-Krujë/ 'Dhëndrri' ekzekuton me armë fqinjin
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës, ku një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti të armatosur mes familjarësh.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj fqinjit të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
“Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, kanë bërë të ditur burimet.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.
Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.