Negociatat/ Ja kur do mbahet takimi i parë mes Izraelit dhe Libanit

Sipas raportimeve të Times of Israel, një takim i parë në kuadër të negociatave të paralajmëruara mes Izrael dhe Liban pritet të mbahet të martën në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një zyrtar amerikan i njohur me zhvillimet ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë ambasadorja e Libanit në Uashington, Nada Hamadeh-Moawad, ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, si dhe ambasadori amerikan në Bejrut, Michel Issa. Ata pritet të drejtojnë delegacionet përkatëse të tre vendeve.

Sipas të njëjtit burim, gjatë ditës së sotme është planifikuar edhe një takim përgatitor virtual mes tre diplomatëve dhe këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Mike Needham.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht zhvillimin e takimit. Megjithatë, Netanyahu deklaroi mbrëmjen e djeshme se Izrael do të nisë negociatat me Liban “sa më shpejt të jetë e mundur”, me synimin për çarmatimin e Hezbollah dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë paqeje mes dy vendeve.