Shtangen tifozët e Trabzonsporit, klubi zyrtarizon vendimin për Ernest Muçin
Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të Trabzonsporit për ndeshjen e nesërme me Alanjaspor.
Ky takim është i vlefshëm për javën e 29-të të Superligës turke.
Klubi ka zyrtarizuar listën me lojtarët e gatshëm, ndërsa Muçi nuk ia doli.
Për shkak të dëmtimit që pësoi në javën e kaluar, Muçi humbi edhe takimin me Gallatasarajn.
Mesfushori me tipare sulmuese u paraqit në seancën e djeshme stërvitore, për të testuar veten.
Në fund, rezulton që është shpejt për t’u rikthyer në fushë.
Trabzonspori mund të luajë mundësitë e tij për titullin kampion.
Aktualisht regjistron 4 pikë më pak se Gallatasaraji i vendit të parë.