Balliu: E paralajmërova mashtrimin e Ramës për strehimin, del me skemë propagande
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, akuzon kryeministrin Edi Rama siç e kishte paralajmëruar do të dilte me një skemë premtimesh për ta përdorur si propaganda për politikat e strehimit.
Ai nuk ka problem të premtojë gjithçka, sepse nuk jep llogari askund. Ndërsa opozita propozon zgjidhje reale me projektligje, Rama përgjigjet vetëm me propagandë dhe premtime boshe, shkruan Balliu në një postim në facebook.
'E paralajmërova mashtrimin e Ramës për strehimin", shkruan deputeti i PD, Klevis Balliu pas premtimit të Edi Ramës për kreditë e strehimit.
Balliu shkruan: E pata paralajmëruar që në momentin kur prezantova projektligjin për strehimin: Rama do të dilte me një skemë premtimesh për ta përdorur si propagandë.
Dhe pikërisht kjo ndodhi. Rama doli me të njëjtën tezë, sepse për të mashtrimi është bërë mënyrë qeverisjeje.
Ai nuk ka problem të premtojë gjithçka, sepse nuk jep llogari askund. Ndërsa opozita propozon zgjidhje reale me projektligje, Rama përgjigjet vetëm me propagandë dhe premtime boshe.