Zyrtarizohet trajneri që do të zëvendësojë Gatuzon për dy miqësoret e Italisë
Italia po kalon një revolucion, pas eliminimit nga Bosnja në finalen e “play off” për Botërorin.
Presidenti i federatës Gravina, trajneri Gatuzo dhe koordinatori Bufon dhanë dorëheqjen pas humbjes së hidhur. Deri tani, po qarkullojnë emra për zëvendësuesit e tyre. Emërimet e reja do të vijnë në qershor.
Tek Italia ndërkohë është raportuar se Silvio Baldini, që drejton ekipin U-21 të Italisë, do jetë në stolin e axurrëve për miqësoret e qershorit.
Bëhet fjalë për takimet me Luksemburgun dhe Greqinë ku do të ndihmohet nga stafi i tij. Zgjedhje e përkohshme që vlen për sa kohë Italia nuk ka prezantuar teknikun e ri.
Antonio Konte është një ndër alternativat kryesore, për të zëvendësuar Gatuzon. Për të do të ishte një rikthim në stolin e Italisë.