SYRI TV/ Hoxha pranon shqetësimin e BE për Ballukun: Janë ngritur pyetje...

SYRI TV

Vendet e Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësim në lidhje me rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe refuzimin e kërkesës për të. Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha në një konferencë për mediat. Duke folur në lidhje me procesin e anëtarësimin dhe raportin IBAR, Hoxha u justifikua duke thënë se diskutimet janë bërë në tryezën e BE dhe se ato kanë adresuar disa pyetje në lidhje me çështje të ndryshme, por sipas tij, procesi nuk është bllokuar.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha justifikoi mosvotimin e raportit të IBAR dhe bllokimin e negociatave me faktin se Shqipëria nuk ka informacion mbi këtë proces pasi diskutimet janë bërë në tryezën e vendeve anëtarë, ku Shqipëria nuk është pjesë. Hoxha tha se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar informacion në lidhje me çështje të ndryshme, të cilat i kanë adresuar nëpërmjet Komisionit Europian.

Nëse procesi integrimit është bllokuar për shkak të refuzimit të kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun, Ferit Hoxha tha vendet e Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Ministri Hoxha mohoi dhe lajmet se Donika Gërvalla është shpallur non grata nga qeveria shqiptare, por ishte i paqartë nëse deklarata e ish-ministres së Jashtme të Kosovës ishte një deklaratë personale apo në emër të qeverisë së Kosovës.