SYRI TV/ Qeveria pranon rritjen e çmimeve, asnjë masë për të mbështetur qytetarët
Qeveria Rama do vijojë të monitorojë rritjen e çmimeve të ushqimeve por nuk ka në plan të marrë asnjë masë konkrete për të mbështetur qytetarët që po përballen me çmime të larta, si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, pranoi se çmimet e produktet ushqimore jane rritur por qeveria nuk planifikon të marrë masa për të lehtësuar konsumatoret.
Syri tv
Qeveria Rama ka pranuar sërish rritjen e konsiderueshme te çmimeve të produkteve baze, por nuk ka asnjë plan konkret për të mbrojtur qytetarët nga çmimet drastike që po ndihen si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria do vijojë të monitoroje çmimet siç po bën prej javësh,por nuk do të ndërhyje ne treg dhe nuk do do ndërmarrë asnjë masë për të mbështetur qytetarët, në këtë krizë çmimesh.
Ministrja e ekonomisë theksoi sërish se qeveria ngelet e vendosur për të mos ulur taksat që rendojnë çmimin e karburanteve, megjithëse ato janë arsyeja kryesore, që e bëjnë Shqipërinë, një nga vendet me çmimin me te lartë të naftës në rajon.