Atletico provokon Barcelonën, kontakte me mesfushorin ‘blaugrana’

Atlético e Madridit kwrkon tw riformatojw mesfushwn, me drejtuesit e klubit qw ka nisur lëvizjet për përforcime të reja për sezonin 2026–27.

Sipas raportimeve, drejtori sportiv Mateu Alemany ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Marc Bernal, mesfushor i ri i Barcelonës, i cili konsiderohet një nga talentët më premtues të akademisë “La Masia”.

Atlético Madrid po kërkon përforcime në mesfushë për projektin e ri dhe Bernal është një nga emrat që pëlqehet shumë nga drejtuesit. 18-vjeçari katalanas ka fituar hapësira edhe në ekipin e parë, duke treguar cilësi fizike, lojë në ajër dhe aftësi për të kontribuar në fazën ofensive.

Megjithatë, situata e tij në Barcelonë mbetet e hapur, pasi klubi katalanas pritet të bëjë disa ndryshime në verë për shkak të konkurrencës së madhe në mesfushë, ku aktivizohen emra si Pedri, Gavi, Frenkie de Jong dhe të tjerë. Kjo mund të hapë derën për largime të mundshme nëse vjen një ofertë e rëndësishme.

Vlera e lojtarit vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa Atlético është e gatshme të investojë seriozisht në këtë repart, duke e parë Bernalin si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Klubi madrilen tashmë ka përforcuar mesfushën në afatet e fundit dhe synon të ndërtojë një skuadër të re me kombinim mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë, ku Bernal përputhet plotësisht me profilin e kërkuar.

Tashmë mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë të hapë derën për një nga talentët e saj më premtues, apo nëse Bernal do të vazhdojë zhvillimin e tij në “Camp Nou”.