Fassone jep lajmin që trondit tifozët e Milanit

Marco Fasson ka konfirmuar se Milani nuk ka më në plan të transferojë lojtarë të rinj. Skuadra e Milanit ka transferuar 11 lojtarë gjatë merkatos së verës, duke qenë më aktivja në Itali dhe Evropë.

Nikola Kalinic ishte përforcimi i fundit i Milanit dhe sipas Drejtorit Sportiv të Milanit, Marco Fassone, kroati do të jetë edhe i fundit.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e Kalinic. Transferime të tjera? Për momentin nuk kemi të planifikuar asnjë transferim tjetër”, tha Fassone për SportItalia.

Kjo do të thotë që Milan përfundimisht ka hequr dorë nga dy sulmuesit Aubameyang dhe Andrea Belotti.