I dërguari i Putinit takohet me ekipin e Trump, për një marrëveshje paqeje për Ukrainën
Përfaqësuesi special i Putinit, Kirill Dmitriev, ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillon takime me anëtarë të administratës së Donald Trump. Palët po diskutojnë një marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën dhe bashkëpunim ekonomik midis vendeve, raporton Reuters.
Sipas raportimeve, vizita vjen përpara një vendimi të SHBA-së për zgjatjen e një heqjeje të përkohshme të sanksioneve mbi naftën ruse, e cila skadon më 11 prill.
Kjo çështje është gjithashtu në axhendën e bisedimeve.
Më parë, SHBA-të dhanë një leje 30-ditore për blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse të sanksionuara, duke e shpjeguar këtë me nevojën për të stabilizuar tregun global të energjisë në mes të luftës me Iranin.