I zunë pronën me inertet nga shembjet e tërmetit/ Qytetari hyn në grevë urie para Prokurorisë Lezhë
Andon Meta nga Laçi ka hyrë në grevë urie pa afat para Prokurorisë së Lezhës, pasi pretendon se nuk po merr drejtësi për pronën e tij në Kurbin, ku sipas tij janë hedhur inerte nga objektet e shembura nga tërmeti.
Ai shprehet se ka ndërmarrë këtë veprim pasi, sipas tij, nuk po zbatohet vendimi i gjykatës për hetimin e çështjes, ku përfshihen kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, dhe disa zyrtarë të tjerë.
Meta thotë se do të vazhdojë grevën e urisë derisa të marrë një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Lezhës, e cila sipas tij po zvarrit hetimet.
Prej vitesh ai kërkon drejtësi për 11 dynym tokë në Kurbin, që pretendon se i janë tjetërsuar. Së fundmi, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur që çështja të hetohet nga Prokuroria e Lezhës.