ImageImageImage

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/10/auto_HFYy9XRa8AAUZjV1775811764.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

Stadiumet italiane si gërmadha, Aston Villa ‘turpëron’ Bolonjën me vlerësimin për ‘Dall’Ara’-n

Debati mbi gjendjen e stadiumeve në Itali është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, pas një reagimi kritik që ka shkaktuar shumë polemika rreth stadiumit ‘Renato Dall'Ara’ në Bolonjë.

Klubi anglez Aston Villa, përmes kanalit të tij zyrtar për shitjen e biletave, ka publikuar një përshkrim tepër kritik të impiantit para ndeshjes së çerekfinales së UEFA Europa League. Në postim, stadiumi është përshkruar me “pamje të dobët”, “ulëse të dëmtuara” dhe “shkallë të pjerrëta”, duke ndezur një debat të madh në Itali.

Megjithëse në fushë Bologna arriti të përballonte denjësisht një kundërshtar të fortë si Aston Villa, jashtë saj kritikat kanë goditur imazhin e futbollit italian.

Ngjarja ka rikthyer diskutimin e vjetër mbi infrastrukturën sportive në Itali, ku shumë stadiume konsiderohen të vjetra dhe në disa raste edhe të pasigurta. Sipas analistëve, pa investime serioze në modernizim, futbolli italian rrezikon të mbetet prapa në arenën europiane.

Situata bëhet edhe më serioze duke pasur parasysh organizimin e përbashkët të Euro 2032 me Turqinë, ku Italia mund të humbasë terren nëse nuk përmirëson infrastrukturën e saj.

Ndërkohë, kritikat e Aston Villa-s kanë shtuar presionin mbi autoritetet dhe klubet italiane për të ndërmarrë masa urgjente, në mënyrë që imazhi i stadiumeve të vendit të mos vazhdojë të dëmtohet në arenën ndërkombëtare.