Ndërsa pret Sadushin ta lirojë, Veliaj i drejtohet GJK përsëri: Ja kërkesa…

Erion Veliaj i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese me kërkesën e shfuqizimit si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.29, datë 9.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të seancës paraprake, që u vendos gjykimi në themel nga gjyqtarja Etleva Deda.

Veliaj kërkon pavlefshmërinë e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal në ngarkim të tij në në Shkallën e Parë pas datës së dhënies së vendimit nr.29, datë 9.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda.

Në adresimin në kushtetuese radhitet kërkesa për Konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale si dhe Konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, date 6.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Shkarko dokumentin