‘Gjendja është e tmerrshme’, Vuksani: Fondet publike shkojnë tek njerëz që pastaj blejnë vota për PS
Drejtues Departamenti Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, denoncoi gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në syri tv se e gjithë politika agrare e qeverisë është në funksion të interesave të një grupi të vogël.
Ai sjell si shembull skemën mbështetëse për vitin 2026, e cila parashikon subvencione vetëm për fermat me sipërfaqe mbi 3 hektarë tokë. Kjo masë përjashton automatikisht 94% të fermerëve shqiptarë, pasi vetëm 6% e tyre zotërojnë sipërfaqe të tilla. Theksohet se vetë kryebashkiaku Gorrea zotëron një fermë prej 3.6 hektarësh, çka ngre dyshime për konflikt interesi. Një tjetër skemë e kontestuar detyron fermerët t'ua shesin produktet, si qumështi, vetëm fabrikave të mëdha të përpunimit, duke anashkaluar bizneset e vogla dhe duke cenuar konkurrencën e lirë.
Sipas opozitës këto veprime nuk janë të izoluara, por pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Pretendohet se paratë publike po kanalizohen drejt individëve dhe bizneseve të caktuara, të cilat më pas e kthejnë mbështetjen në formë votash apo mbështetjeje politike për partinë në pushtet.
Flavio Qarri: Vuksani, paska një armik të vetëm bujqësia në Shqipëri, të paktën për zonën e Divjakës, që ka vetë kryebashkiaku.
Gjokë Vuksani: Ka shumë armiq. Folësi 2: Dhe mendoj që e gjithë politika agrare e qeverisë shqiptare është në funksion të këtyre grosistëve, është në funksion të investitorëve strategjikë që kanë marrë me qira tokat nga Ministria e Bujqësisë, pra siç thuash nuk është kaq e thjeshtë, nuk është vetëm një person. Po më lejove t'i jap dy-tre argumenta. Në skemat mbështetëse për bujqësinë të 2026-ës, është futur një skemë që përfitojnë vetëm ato ferma që kanë mbi 3 hektarë tokë. 100,000 lekë për hektar.
Flavio Qarri: Rastësisht Gorrea ka 3.6, për shembull...
Gjokë Vuksani: Patjetër, patjetër. Domethënë, që kur është ngritur skema, është ngritur me bazën e një informacioni që derisa e kam unë, ata duhet ta kenë patjetër, sepse janë vetëm 6% e të gjithë fermerëve të Shqipërisë që kanë mbi 3 hektarë tokë. Dhe gjithë pjesa tjetër 94% e të gjithë fermerëve shqiptarë, që në nisje, pra nuk kanë pse të bëjnë dokumentacionin, sepse i përjashton vendimi i Këshillit të Ministrave për skemat kombëtare. Pra, është një politikë më e madhe sesa një një person në Divjakë apo në Lushnjë apo në Fier. Për të ardhur tek një skemë tjetër që e kanë ngritur Ministria e Bujqësisë, që është skema për dorëzimin e produkteve bujqësore dhe si të thuash kompensimin e 10% të faturës. Edhe këtu me qëllim është ngritur një skemë ku fermeri duhet ta dorëzojë produktin, për shembull qumështin vetëm te fabrikat e mëdha të përpunimit të qumështit, jo te baxhot dhe te fabrikat e tjera të vogla që nuk janë subjekte të TVSH-së. Pra, unë mendoj se qeveria është në funksion pikërisht të këtyre individëve që të marrin paratë e qeverisë shqiptare dhe pastaj mbështetjen nëpërmjet këtyre parave ta kthejë në blerjen e votave apo në mbështetjen për Partinë Socialiste. Pra, gjendja është është është më e tmerrshme sesa duket vetëm në Divjakë.