Aston Villa 'trondit;Bologna-n në transfertë, autogol absurd në Porto–Nottingham
Turi çerekfinal i UEFA Europa League ka dhuruar emocione të shumta, me ndeshje spektakolare dhe rezultate surprizë. Pas barazimit 1-1 mes Bragës dhe Real Betisit një ditë më parë, sfidat e tjera kanë konfirmuar nivelin e lartë të këtij kompeticioni.
Vëmendja kryesore ishte te përballja mes Bologna-s dhe Aston Villa-s, ku anglezët morën një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë. Aston Villa dominoi ndeshjen dhe hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale, duke i dhënë një “leksion” skuadrës italiane në shtëpinë e saj.
Fitore bindëse arriti edhe Freiburgu, që mposhti 3-0 Celta Vigon, duke hedhur një hap të madh drejt turit tjetër. Gjermanët ishin superiorë gjatë gjithë takimit dhe tashmë shihen si favoritë për të kaluar më tej.
Ndërkohë, gjithçka mbetet e hapur në përballjen mes Portos dhe Nottingham Forest, që u mbyll në barazimin 1-1. Kjo sfidë u shënua nga një moment i pazakontë, ku vendasit realizuan një autogol vërtet qesharak, episod që pritet të bëjë xhiron e rrjeteve sociale.