LeBron udhëheq Lakers drejt triumfit në fushën e Warriors, New York mposht Bostonin në një duel të fortë
Skuadra e Los Angeles Lakers është rikthyer te fitorja në NBA, duke triumfuar 119-103 në transfertë ndaj Golden State Warriors. Protagonist i ndeshjes ishte LeBron James, i cili realizoi 26 pikë dhe udhëhoqi ekipin drejt suksesit. Fitore bindëse regjistruan edhe Houston Rockets, që falë 29 pikëve të Kevin Durant mundën 113-102 Philadelphia 76ers.
Në Konferencën e Lindjes, New York Knicks fitoi 112-106 ndaj Boston Celtics në një përballje direkte për vendet e para. Dyshja Josh Hart-Jalen Brunson realizuan së bashku 51 pikë për njujorkezët. Ndërkohë, Toronto Raptors mposhtën 128-114 Miami Heat, ku spikati Brandon Ingram me 38 pikë.
Fitore në transfertë arriti edhe Chicago Bulls, që triumfuan 119-108 ndaj Washington Wizards, në një sfidë pa shumë ndikim në renditje. Për Bulls u dallua Tre Jones me 31 pikë. Ndërkohë, Indiana Pacers fituan 123-94 në fushën e Brooklyn Nets, me Obi Toppin që realizoi 26 pikë.
Rezultatet:
Toronto – Miami 128-114
Washington – Chicago 108-119
Brooklyn – Indiana 94-123
New York – Boston 112-106
Houston – Philadelphia 113-102
Golden State – Lakers 103-119