Skandali/ Digjen dokumentet shtetërore në Tiranë

Një skandal është shënuar këtë të enjte në zonën e njohur si  ‘Treshi’ në Tiranë, ku janë djegur qindra dokumente shtetërore. Në vendngjarje ishte gazetari i Syri TV, Bledi Marku, i cili pyeti për përkatësinë  e tyre, ndërsa punonjësit konfirmuan se disa prej dokumenteve ishin të njësisë administrative, e të tjera të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në pamjet ekskluzive të syri  TV, duket qartë që mes dokumenteve që po asgjësohen, janë projekte rrugësh, supervizime, e materiale të Bashkisë.

Syri TV

Një tjetër skandal shënohet me zhdukje e dokumenteve shtetërore. Në zonën e Treshit në kryeqytet, janë djegur dokumente të shumta publike, mes së cilave, materiale nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gazeteri i Syri TV, Bledi Marku ka qenë në vendngjarje, teksa punonjësit kanë konfirmuar për të se  disa prej dokumenteve i përkasin njësisë administrative Kashar, ndërsa të tjera ARRSH.

Nga ajo se çfarë duket në pamjet e sjella ekskluzivisht nga Syri TV, nga momenti i djegies së  dokumenteve, është  se ndër to shihen qartë, projekte rrugësh, supevizime dhe materiale të rëndësishme zyrtare.

Ende nuk bëhet me dije zyrtarisht, se kujt i përkasin këto dokumente dhe kush ka urdhëruar djegien e tyre.