SYRI TV/ Pitbulli kafshoi të miturën, qytetarët fajësojnë bashkinë Vlorë për qentë

Qytetarët në Vlorë fajësojnë bashkinë për situatën e krijuar me qentë e rrugës, ku një Pitbull disa ditë më parë kafshoi një vajzë 4-vjeçare duke vënë në rrezik jetën e saj. Sipas qytetarëve bashkia Vlorë duhet të marrë masa pasi fëmijët ecin çdo ditë në rrugë që shkojnë në shkollë dhe ngjarja e disa ditëve më parë ka frikësuar prindërit.

Syri TV

Ngjarja ku një qen Pitbull kafshoi një 4-vjeçare teksa ecte në rruge me gjyshen e saj ka shkaktuar panik te qytetar në Vlorë të cilët për këtë situata fajësojnë bashkinë. Sipas qytetareve është institucioni vendor ai që duhet të marrë masa për të mos lënë qentë rrugëve pasi fëmijët shkojnë në shkolla çdo ditë dhe kjo vë në rrezik jetën e tyre.

Ndërsa avokatja Adriana Kalaja ka  kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës  bashkinë dhe veterinarisë që nuk ka marrë masa për qentë e rrugës dhe për menaxhimin e situatës. 

Ndërsa vajza 4-vjeçare e që u kafshua nga qeni pitbull fatmirësisht është stabilizuar e tashmë dhe ka dalë nga spitali.